Banoret kujtuan se me ardhjen e banores se re Franceskes, brenda shtepise se Big Brother Albania 5 nuk do te kete me eleminime, por nuk eshte aspak e vertete.
Pas televotimit per djemte nis nje faze tjeter shume emocionuese. Ata jane te shqetesuar se kush prej tyre do te eleminohet dhe do te largohet perfundimisht nga aventura brenda shtepise se Big Brother Albania 5. Arbana kerkon vemendjen e banoreve dhe shprehet se djali i cili eshte votuar me shume eshte Liami dhe pas tij vijne Ermali, Elvisi, Edgari, Graciano, Erioni, dhe Flori, por ne mesin e tyre ai qe eshte votuar me pas nga televotuesit eshte Gjoni. Edhe pse Gjoni kishte nje deshire te madhe te qendronte brenda shtepise se Big Brother Albania 5, perseri nuk mundi te qendronte me shume se nje jave. Arbana i ben atij me dije se eshte ai personi qe duhet te largohet nga shtepia dhe t’a nderprese aty konkurimin e tij. Gjoni ndjehet shume i merzitur dhe ma pas largohet nga shtepia pasi pershendetet me te gjithe banoret e shtepise me te famshme ne Shqiperi.

















